Nëse jeni duke kërkuar për mjete bujqësore dhe makineri ne jemi të bindur që ju keni zgjedhur faqen e përshtatshme të internetit.
Këtu do të gjeni mjete bujqësore të përdorura dhe të reja nga më të ndryshme, sipas nevojave tuaja.
Traktorë, Autokombajna, Agregate.
Shikoni listat e produkteve që janë vendosur në faqen e internetit AGROTREG për të parë nëse ç'do gjë është për nevojat tuaja.
Fermerët duke kontaktuar me stafin e AGROTREG do tju jepen përgjigje të sakta për të fituar besimin dhe për të arritur në një marrëveshje.
Në se mjetet dhe makinerit bujqësore që janë vendosur në këtë faqe interneti nuk i përshtaten kërkesës tuaj kontaktoni me ne dhe mundemi tju gjejmë mjetin që ju kërkoni.

Ju ofrohen shërbime teknike.
Servisi jonë është i kompletuar me 2 teknik të cilët mbaruan shkollën e mesme teknike në Greqi.
Xheneriku ka mbaruar shkollën 3 vjeçare për saldator elektrode, argon, saldime gize (elektroda gize), saldime çeliku me argon (tel inox). Dhe shkollën 3 vjeçare për motorrist, kamjo, diferencial, elektroaut automjetesh.
Tornitori ka mbaruar shkollën 3 vjeçare për torno, frezë, limatriçe, trapno. Dhe një vit në degën e makinerive elektronike CNC për projektues, programist, përdorues i makinerive elektronike si: torno CNC, freze CNC, grryerje elektromagnetike. Gjatë viteve shkollore rregull i shkollës ishte që nxënësit të punonin në fabrika të ndryshme për të bërë praktikën dhe për të marë përvojë mbi degën që ndiqnin në shkollë.
Gjatë viteve të shkollës punuan në fabrika që prodhonin makineri bujqësore dhe pjesë këmbimi të ndryshme. Për shkak të jetesës tonë prej 17 vjetësh në një zonë bujqësore në Greqi, duke punuar në ofiçina të ndryshme dhe me njërëz të specializuar, kemi arritur të marim përvojë të mjaftueshme.
Xheneriku është në gjëndje të përballet me ç'do problem të mjetit tuaj pasi ka punuar në kompanin e MASSEY FERGUSON në Selanik. Në këtë kompani ka marë përvojë dhe në shumë marka e modele të tjera si:DEUTZ, FIAT, FORD, JOHN DEERE
Produktet e fundit në Agrotreg

Traktorë

Marka & modeli: Jonh Deere 2850
Informacione: John Deere 2850, 90 hp, me plug & freze, plugu me 3 vesha, prerje 30 cm, mbulon 90 cm, freza maschio 220 cm (freza eshte blere para 1 viti)
Viti prodhimit: 1993
Orë pune: 7300
Çmimi: 17.000.000 Lekë

No comments:

Post a Comment

              Para se të bleni një plug
Distanca e bazamenteve të lidhjes së plugut me traktorin 
duhet të jetë më e madhe nga distanca e bazamentit 
(vija e kuqe) që janë kapur shpatullat e hidraulikut.
Regjistrim i plugut
Shumë herë kemi dëgjuar për plugje që thonë se nuk ngulen apo tërheqin me nji krahë.
Këtë gjë e kemi dëgjuar akoma dhe për një plug të ri.
Mos u nxitoni te nxirni një konkluzion të tillë apo diçka tjetër,
dhe mos nguroni të na telefononi që të vijme në tokën tuaj dhe të regjistrojmë plugun që keni blerë te ne apo te dikush tjeter. Shiko me shumë